Kotzias viziton SHBA-të, do të diskutojë edhe për Maqedoninë

Maqedonia

Kotzias viziton SHBA-të, do të diskutojë edhe për Maqedoninë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:00
Nikos Kotzias

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias do ta vizitojë Washingtonin më 21 dhe 22 maj.

Pritet që Kotzias të takohet me sekretarin shtetëror Mike Pompeo, dhe me këshilltarin për siguri të SHBA-ve, John Bolton.

Takime do të realizohen edhe me senatorë, dhe do të flet edhe me think tank organizata.

Pritet që Kotzias të diskutojë tema si çështja me Turqinë, Qipron, çështje të aspekteve rajonale.

Ndër temat me rëndësi do të jetë edhe ajo e çështjes së emrit të Maqedonisë, ku bisedimet po zhvillohen intensivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat