Xhaferi: Ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare kur do të jetë koha e duhur

Maqedonia

Xhaferi: Ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare kur do të jetë koha e duhur

Më: 13 maj 2018 Në ora: 11:15
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare kur ai do të vlerësojë se është koha e duhur, por nuk precizon kur kjo mund të ndodhë.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ai tha se duke marrë parasysh se nuk ka afate ligjore, ai tha se kur do të jetë koha e duhur ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Ai nuk dëshiro të komenton zërat se partia shqiptare në pushtet BDI, kalkulon me Ligjin e gjuhëve dhe luan lojën ftohtë-nxehtë dhe në rast të zgjedhjeve të reja paralmetare, sërish ta aktualizojë gjuhën shqipe.

“Nuk dua të komentoj atë që thoni ju. Mendoj se ky nuk është qëndrim dhe kalkulim i BDI-së, por e asnjë ndonjë partie tjetër, pasi ligji tashmë është sjellur për herë të dytë dhe nuk ka asnjë kalkulim që të bëhet ajo që thoni”, tha Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat