Papadopullu: Shteti i Shkupit duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj

Maqedonia

Papadopullu: Shteti i Shkupit duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:31
Madalena Papadopullu

Partneri i koalicionit në qeverinë greke, "Grekët e pavarur", lideri i së cilës është ministër i mbrojtjes Panos Kamenos, nuk heq dorë nga pozicioni pë zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, të cilin do të përdoret termi Maqedoni.

Ky qëndrim i sortifikuar i kësaj partie edhe njëherë e ka kumtuar zëdhënësaja e "Grekëvë te pavarur", Madalena Papadopullu, në intervistë për radion greke "Real FM".

"Nuk mund të pranojmë emër i cili do të përmbanë në vete termin Maqedonia. Shteti i Shkupit duhet të pranojë një marrëveshje komplete, gjegjësisht të bëjë ndryshime Kushtetuese, ndryshime në kartat  e identitetit, dhe të pranojë një emerë për përdorim të përgjithshëm. Për çdo rast, ne "Grekët e pavarur" nuk mund të  heqim dorë nga çështjet themelore dhe pozicionet tona të betonuara. Për ne, thelbi i iredentizmit të shtetit fqinjë, qendet në vetë emrin e saj", thotë Papadopullu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat