Emri, Tusk dhe Cipras takim “kokë më kokë”

Maqedonia

Emri, Tusk dhe Cipras takim “kokë më kokë”

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:25
Presidenti i Këshillit Evropian, teusk, dhe kryeministrin grek Alexis Cipras

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të takohet me kryeministrin grek Alexis Cipras këtë pasdite rreth përgatitjeve për Samitin në Sofje.

Tusk dhe Cipras do të diskutojnë për kontestin e emrit dhe përparimin e negociatave, informojnë burime diplomatike në Bruksel.

BE nuk pret që kontesti i emrit të zgjidhet këtë javë, por dëshiron që Maqedonia dhe Greqia të arrijnë një kompromis në fillim të qershorit, në mënyrë që udhëheqësit e BE-së të mund të miratojnë rekomandimin e Komisionit Europian për të filluar negociatat Maqedonia siç u tha në prill, deklaron një burim i lartë diplomatik në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat