Johannes Hahn: Marrëveshja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë duhet të jetë cilësore

Maqedonia

Johannes Hahn: Marrëveshja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë duhet të jetë cilësore

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:31
Johannes Hahn

Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar për gazetën greke “Ta Nea” se ka besimin që do të arrihet një marrëveshje për emrin.

Ai vlerëson se në Sofje nuk do të ketë diçka vendimtare, nëse do të ketë zgjidhje, por ajo që është me rëndësi në proces është që marrëveshja e mundshme të jetë cilësore.

Sipas tij, me mbështetje të BE-së, Maqedonia e tejkaloi krizën e thellë dhe zbatoi reforma që lidhen me Marrëveshjen e Përzhinos, por që edhe është afruar me fqinjët, si me marrëveshjen me Bullgarinë, ashtu edhe me tentimet për një ujdi me Greqinë.

Hahn thotë se vendimi për bisedime me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të jetë një nxitje e madhe që këto dy vende të vazhdojnë drejt forcimit të reformave të filluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat