Në Sofje protestohet kundër Kishës Ortodokse Bullgare për shkak të Kryepeshkopatës së Ohrit

Maqedonia

Në Sofje protestohet kundër Kishës Ortodokse Bullgare për shkak të Kryepeshkopatës së Ohrit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:39
Ilustrim

Një protestë po zhvillohet përpara selisë së Sinodit të Kishës Ortodokse Bullgare (KOB) në Sofje mbi vendimin e peshkopëve bullgarë që të mos marrin pjesë në kremtimin e njëmijëvjetorit të themelimit të Kryepeshkopatës së Ohrit, që do të mbahet në Ohër më 27 maj.

Kryetari i Fondacionit “Bullgari mençur”, Milen Vrabevski, i cili e organizon protestën, tha se pas shpinës së patriarkut Neofit është bërë një komplot nën presionin e jashtëm.

Pjesëmarrësit në protestë kërkojnë përgjigje nga Sinodi i KOB-it për vendimin e fundit për të ndaluar klerin bullgar të rangut të lartë që të marrë pjesë në kremtimin e 1000 vjetorit të Kryepeshkopatës së Ohrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat