Hahn: Rekomandimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk ishte i nxituar - Bota Sot
Hahn: Rekomandimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk ishte i nxituar

Maqedonia

E shtunë, 20 tetor 2018

Hahn: Rekomandimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk ishte i nxituar

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:29
Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn

Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn ka bërë thirrje për një perspektivë të qartë të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Eurokomisioneri është shprehur se rekomandimi për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk është i nxituar, pasi vendet do të arrijnë progresin e nevojshëm gjatë procesit të anëtarësimit. Në qershor, Hahn pret që Bashkimi Evropian të nisë zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë .

Në prag të samitit të Sofjes mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, komisioneri evropian për zgjerimin Johannes Hahn ka kërkuar hapjen e negociatave të anëtarësimit për gjashtë vendet e rajonit.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter Zeitung, Hahn i është përgjigjur dyshimeve brenda unionit europian se rekomandimi për të çelur negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë është i nxituar.

Mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk mund të them se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati për anëtarësim. Sidoqoftë, reformat e nevojshme mund të arrihen më mirë gjatë procesit të anëtarësimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që mund të krahasohet me tonën. Por në bisedimet për anëtarësim, ne i kushtojmë vëmendje faktit nëse ligjet janë zbatuar, nëse rastet korruptive janë sjellë përpara drejtësisë dhe peshqit e mëdhenj nuk janë kursyer. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat – deklaroi Han.

I pyetur nëse qeveria federale e Gjermanisë mbështet kursin e zgjerimit, Hahn u përgjigj kështu:

Gjermania luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Qeveria federale me në krye kancelaren Angela Merkel, është një përkrahëse e përkushtuar e zhvillimit të një perspektive europiane për Ballkanin Perëndimor. Por qeverisë federale i duhet mbështetja parlamentare, që unë besoj se e ka në Bundestag. Në qershor pres që Komisionit Europian t’i jepet detyra e përgatitjes së negociatave me Shqipërinë dhe ish-republikën jugosllave të Maqedonisë – u p;përgjigj Han.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test