Kërkohet ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Maqedonisë për dëmet që sjell gluteni

Maqedonia

Kërkohet ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Maqedonisë për dëmet që sjell gluteni

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Shoqata “Pa gluten” nga Gjevgjelia kërkon që të forcohen të drejtat e pacientëve që janë alergjik ndaj glutenit dhe që janë të prekur nga telangiektazia hemorragjike e trashëguar.

Sipas tyre, prodhuesit duhet t’u mundësojnë konsumatorëve të dhëna kyçe për natyrën dhe karaterin e ushqimit, përfshi edhe në formë të shenjave të njohura ndërkombëtarisht, respektivisht nëse prodhimi përmban gluten, apo jo.

Në konferencën e mbajtur në Shkup, të titulluar “Luftë për të panjohurën”, me rastin e Ditës botërore pa gluten, shoqata bëri thirrje për më shumë vetëdije te qytetarët për diagnostifikim të hershëm dhe përcjellje të rregullt të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat