Hahn: Është me rëndësi që të arrihet një marrëveshje cilësore për emrin e Maqedonisë - Bota Sot
Hahn: Është me rëndësi që të arrihet një marrëveshje cilësore për emrin e Maqedonisë

Maqedonia

E enjte, 18 tetor 2018

Hahn: Është me rëndësi që të arrihet një marrëveshje cilësore për emrin e Maqedonisë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:21
Mogherini dhe Johanes Hahn

Duke i parë përpjekjet e dy vendeve, jam i bindur se do të arrihet marrëveshje për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Kështu ka deklaruar komisari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, në një intervistë për gazetën greke “Ta…
Duke i parë përpjekjet e dy vendeve, jam i bindur se do të arrihet marrëveshje për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Kështu ka deklaruar komisari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea”. Ai ka shtuar se me rëndësi është që të ketë marrëveshje cilësore për kontestin e emrit.

“Nëse do të arrihet marrëveshje në Sofje do të ishte edhe më mirë. Por, me rëndësi është vendosmëria e liderëve që të arrijnë kompromis i pranuar për dy vendet. Zgjidhja nuk është mirë vetëm për IRJM-në, por edhe për tërë rajonin”, ka thënë Komesari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Komesari Hahn ka thënë po ashtu se Maqedonia me përkrahje aktive të BE-së, ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka zbatuar reforma të rëndësishme të lidhura me marrëveshjen e Përzhinos. Po ashtu ai ka thënë se shteti është afruar me fqinjët, si nëpërmjet marrëveshjes me Bullgarinë, por edhe nëpërmjet përpjekjeve të arrihet kompromis me Greqinë.Hahn ka folur edhe për mundësinë që Maqedonia dhe Shqipëria të marrin datë për fillimin e bisedimeve.

“Vendimi për fillim të bisedimeve do të jetë një nxitje e madhe për këto dy vende të vazhdojnë edhe më tej të përforcojnë reformat. Do të kisha përshëndetur një vendim pozitiv të Këshillit, sepse BE do të duhet po ashtu t’i përgjigjet përpjekjes së saj në lidhje me perspektivën evropiane, kur vendet bëjnë përparim të dukshëm në agjendën reformuese”, ka thënë Komesari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Në lidhje me samitin e ardhshëm të BE-së, Ballkani perëndimor në Sofje, komisari për zgjerim ka thënë se edhe një herë do të vërtetohet perspektiva evropiane e vendeve të rajonit, duke shtuar se Samiti nuk do të ketë vetëm deklarata, por edhe projekte konkrete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test