Sot fjalët përfundimtare për rastin "Tanku"

Maqedonia

Sot fjalët përfundimtare për rastin "Tanku"

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:35
Ilustrim

Në Gjykatën Penale sot priten fjalët përfundimtare për rastin “Tanku”, ku i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski. 

Pritet që pastaj të miratohet gjykimi, e para për Gruevskin nga 5 akuzat kundër tij që i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike, transmeton Zhurnal.

Në këtë rast, gjithashtu është e akuzuar edhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish zëvendësministri i MPB-së, Gjoko Popovski. Për Jankullovskën, gjykimi në një procedurë të veçantë fillon më 28 maj. Çështja ka të bëjë me mënyrën e kontestuar për blerjen e automjetit të shtrenjtë Mercedes-Benz. Në seancën e fundit gjykatësja Dobrila Kacarska i kërkoi avokatëve të përgatisin argumentet përmbyllëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat