Lënda “Tanku”: Kërkohet dënimi i Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit - Bota Sot
Lënda “Tanku”: Kërkohet dënimi i Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit

Maqedonia

E hënë, 22 tetor 2018

Lënda “Tanku”: Kërkohet dënimi i Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:22
Të akuzuarit

Pala e akuzës kërkon dënimin e Nikolla Gruevskit dhe Gjoko Popovskit, në lidhje me lëndën e PSP-së, “Tanku”, respektivisht për blerjen e Mercedesit prej rreth 600 mijë eurove.

Sipas akuzës, është e qartë se kompania Mak Auto Start është favorizuar, pasi që ka qenë përfaqësuesi i përgjithshëm për veturat Mercedes, dhe se me kushtin që vetura të servisohet vetëm te një automekanik i autorizuar, e ka përjashtuar konkurencën, sepse vetëm kjo kompani është e autorizuar.

Akuza thotë se oferta është parapërgatitur para se të procedohet, dhe se shkëmbimi i postës elektronike tregon që vetura ishte parapërgatitur për Maqedoninë.

Akuza konsideron se paratë për Mercedesin janë harxhuar në formë jo të arsyeshme, për shkak të mënjanimit të konkurencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test