Kuçan: Zgjerimi i BE-së varet nga aftësia e shteteve kandidate, por edhe nga vetë BE-ja - Bota Sot
Kuçan: Zgjerimi i BE-së varet nga aftësia e shteteve kandidate, por edhe nga vetë BE-ja

Maqedonia

E enjte, 18 tetor 2018

Kuçan: Zgjerimi i BE-së varet nga aftësia e shteteve kandidate, por edhe nga vetë BE-ja

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:50
Milan Kuçan

Ish-kryetari i Sllovenisë, Milan Kuçan, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Maqedoni, thotë se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), parasegjithash varet nga aftësia e vendeve kandidate për të plotësuar kushtet e anëtarësimit.

Sipas tij, kjo varet edhe nga aftësia e vetë BE-së për t’u hapur për anëtarë të rinj.

Kuçan thotë se do të ishte e ndershme që kjo t’u bëhet me dije vendeve kandidate, dhe jo të heshtet, duke shtuar se vlerësimi i vendeve kandidate duhet të jetë objektiv dhe në vazhdimësi.

Sipas tij, frika e ndikimit rus dhe të fesë islame në Ballkanin Perëndimor nuk duhet jetë arsye për realizimin e plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE.

Por, Kuçan thotë se zgjerimi në Juglindje të Evropës do të ndodh, dhe është çështje kohe se kur do të merr fund ky proces.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test