Taravari kërkon që bastoret të jenë së paku 500 metër larg shkollave

Maqedonia

Taravari kërkon që bastoret të jenë së paku 500 metër larg shkollave

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:38
Arben Taravari

Të mos ketë bastore dhe kazino në afërsi të shkollave, ndërsa ato aktuale të largohen së paku 500 metra. Me këtë kërkesë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i’u drejtua Ministrisë për Financa.

Kryetari Taravari nga Ministria për Financa kërkon që në të ardhmen të japë leje për punë vetëm bastoreve dhe kazinove që janë të vendosura 500 metra larg nga institucionet shkollore.

Në letrën e kryetarit të komunës kërkohet nga Këshilli i Ministrisë që ta shikoj mundësinë që ti angazhoj përfaqësuesit të cilët për momentin kanë leje për punë për organizimin e lojërave të fatit dhe që objektet i kanë afër shkollave, t’i largojnë 500 metra larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat