Tusk: Ne ramë dakord për të ulur çmimet e roamingut

Maqedonia

Tusk: Ne ramë dakord për të ulur çmimet e roamingut

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:33
Donald Tusk

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte i suksesshëm, tha në konferencën për shtyp, Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, informon agjencia e lajmeve bullgare Fokus.

“Më lejoni që t’i falënderohem kryeministrit bullgar, Borisov dhe ekipit të tij. Kanë bërë diçka të shkëlqyer dhe unë jam i impresionuar nga efikasiteti dhe vendosmëria. Ky takim ishte i suksesshëm” tha Tusk dhe e përsëriti qëndrimin se BE do të qëndroj partner i fort i gjithë Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Komisionit Evropian theksoi se në takim vazhdimisht është folur për përmirësimin e marrëdhënieve në rajon, në fushën e ekonomisë, por edhe të infrastrukturës digjitale.

Ai tha se së bashku janë marr vesh që t’i ulin shpenzimet e roamingut.

Tusk tha se Ballkani Perëndimor nuk ka alternativ tjetër përveç Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat