Pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Maqedonia

Pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:45

Shfrytëzuesit nga fshati Kondovë nesër prej orës 8:30 deri në orën 10:30 do të mbeten pa energji elektrike.Prej 9:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve nga fshati Konjare e Poshtme, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 9:30 një pjesë e konsumatorëve afër rrugës “Angel Dinev” dhe shfrytëzuesve nga rruga “Klenoec” nr.3a në komunën Gjorçe Petrov.

Në periudhën prej 9:00 deri më 15:00 pa energji elektrike do të jenë edhe kon sumatorët nga rruga “Nikolla Rusinski” nr.12, hyrja 1 dhe 2 në komunën Karposht, ndërsa prej 5:00 deri më 9:00 konsumatorët afër bulevardit “Boris Trajkovski” në nënrrugicën dhe krahun 22 dhe nga lagjja “Usje” në komunën Kisella Vodë.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni” SHA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat