Ja sa vite burg rrezikon Gruevski në rastin e PSP-së, "Tanku"

Maqedonia

Ja sa vite burg rrezikon Gruevski në rastin e PSP-së, "Tanku"

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:59

Prokuroria Speciale kërkoi aktvendim dënues për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në rastin Tanku.Specialja në fjalët përmbyllëse tha se dëshirat personale të ish-kryeministrit, në lidhje me Mercedesin e blinduar luksoz, janë plotësuar përmes prokurimit të realizuar nga MPB-ja. 

Nga Specialja theksuan se para se ta blejnë Mercedesin e shtrenjtë ka pasur procedurë që të blihet një automobil i përdorur, i blinduar, por policia ka ndryshuar mendjen.Avokatët e të pandehurve, megjithatë kërkuan aktvendim lirimi për Gruevskin dhe Popovskin. Procedura për Gordana Jankullovskën është ndarë për shkak të shtatzënisë së rrezikshme. 

Ish-kryeministri rrezikon dënim me burg prej 1-3 vjet, i cili mund të jetë edhe me kusht, ndërsa ish-ndihmës ministri i punëve të brendshme, Gjoko Popovski, ballafaqohet me dënim me burg mbi 5 vjet. Të dy janë akuzuar në lëndën Tanku për prokurimin e mercedesit luksoz në vlerë mbi 600 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat