Ka filluar takimi i liderëve në Maqedoni

Maqedonia

Ka filluar takimi i liderëve në Maqedoni

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:02
Zoran Zaev dhe Gjorge Ivanov

Në Klubin e deputetëve ka filluar takim i liderëve. në të cilën Kryeministri Zoran Zaev do ta informojë Presidentin Gjorge Ivanov dhe liderët e partive për detajet e takimit me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe me mundësinë për t’i dhënë një shancë zgjidhjes së mundshme të kontestit rreth emrit me Greqinë që do të ishte e pranueshme nga të dy palët.

Në takim janë duke marrë pjesë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska dhe Bujar Osmani, ministri Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski, Artan Grubi nga BDI, Vllado Misajllovski dhe Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, si dhe përfaqësues nga Kabineti i presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat