Shekerinska i ka dy fjalë për palën greke

Maqedonia

Shekerinska i ka dy fjalë për palën greke

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:58
Radmilla Shekerinska

Qëllimi jonë është që të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë pozitive edhe për Maqedoninë dhe Greqinë me këtë pako të propozimeve. Kështu ka deklaruar ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke shtuar se pako e pranuar nga Maqedonia, jep mundësi që të gjithë të dalin si fitues nga ky proces.

“Të gjithë elementet përputhen me pritshmëritë dhe kërkesat në Maqedoni dhe Greqi. Ato japin përgjigje të interesave tona nacionale dhe e mbrojnë identitetin tonë. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërtojmë miqësi, ngase mendojmë se këtë herë jemi shumë afër”, ka thënë Shekerinska, raporton SHENJA.

Në lidhje me komentet se tani nuk ka heqje dorë nga “erga omnes”, Shekerinska rikujtoi se ata janë të lidhur për zgjidhje në pako, dhe se zgjidhja nuk mund të ndahet në pjesë.
“Nga momenti i parë deri tani, edhe negociuesit të Maqedonisë dhe Greqisë tregojnë se ose do të merremi vesh për të gjitha ose nuk do të ketë marrëveshje. Pakot janë ato dhe hapen të gjitha dhe nuk mundet çdo kush të zgjedh çfarë të doje. Kërkojmë zgjidhje që do të jep përgjigje për të gjitha çështjet dhe e cila do të jetë e pranueshëm për dyja palët. Marrëveshje e tillë u arrit së pari mes dy ministrat, e më pas pajtueshmëria në parim u dha edhe nga dy kryeministrat dhe kjo është pako që nuk mund të ndahet në pjesë”, ka thënë Shekerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat