Osmani-Dimitrov: Ka ardhur koha që Maqedonia me meritë të filloj rrugën evropiane - Bota Sot
Osmani-Dimitrov: Ka ardhur koha që Maqedonia me meritë të filloj rrugën evropiane

Maqedonia

E hënë, 22 tetor 2018

Osmani-Dimitrov: Ka ardhur koha që Maqedonia me meritë të filloj rrugën evropiane

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:57
Ministri Dimitro

Qeveria e Bullgarisë, kryeministri Bojko Borisov dhe shteti bullgar në përgjithësi meritojnë të gjitha përgëzimet për suksesin e Samitit të Sofjes, por edhe për përpjekjet e përgjithshme që kanë rezultuar me përfshirjen e plotë të procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian, tha zv. kryeministri Bujar Osmani në një takim pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni, të organizuar nga ambasadori i Republikës së Bullgarisë në vend, Ivan Velikov Petkov.

Në një kontekst të ngjashëm, ambasadorëve iu drejtua edhe ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov.

Ministri Dimitrov iu referua përfitimeve nga mbajtja e Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje dhe mirëpriti synimin e Kroacisë për qenë nikoqire e samitit të ardhshëm gjatë kohës së Presidencës së Këshillit të BE në vitin 2020. Uniteti i demonstruar i udhëheqësve të shteteve anëtare të BE-së dhe liderëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe njëherë vërtetoi perspektivat e rajonit. MPJ Dimitrov bëri thirrje që mesazhe të forta mbështetëse të vihen në praktikë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test