Shkupi këmbëngul për referencën “Republika e Maqedonisë së Ilindenit"

Maqedonia

Shkupi këmbëngul për referencën “Republika e Maqedonisë së Ilindenit"

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:27
Shkup

Autoritetet qeveritare në Shkup thonë se referenca “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” është një zgjidhje dinjitoze si për Maqedoninë edhe për Greqinë, për t’i dhënë fund problemit shumëvjeçar të emrit të shtetit. Por, në Athinë opozita e kundërshton këtë propozim.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka inkurajuar palët për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje. Ndërkohë, sot në Nju Jork do të vazhdojë një raund tjetër i bisedimeve me ministrat e jashtëm të të dy vendeve me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz të Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat