Në Gjykatën e Shkupit sot merret vendim për lëndën “Treqind”

Maqedonia

Në Gjykatën e Shkupit sot merret vendim për lëndën “Treqind”

Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:42
Gjykata

Në gjykatën penale sot do të caktohet gjykimi për lëndën “Treqind”, në të cilin akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të jashtme Gjoko Popovski për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e 300 veturave.

Në seancën e kaluar mbaruan fjalët e prokurorëve nga Prokuroria Speciale Publike dhe të mbrojtjes.

PSP kërkon nga gjykatësi dënim për Popovski për veprën për të cilën ai është i akuzuar, për të cilën parashihet dënim me burg nga katër deri në pesëmbëdhjetë vjet. Ndërsa mbrojtja kërkon lirimin e Popovskit nga akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat