Qeveria i ka dërguar në Parlament, propozimet për ministrat e ri - Bota Sot
Qeveria i ka dërguar në Parlament, propozimet për ministrat e ri

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Qeveria i ka dërguar në Parlament, propozimet për ministrat e ri

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:57
Ilustrim

Propozimet për antarët e rinjë të Qeverisë mbrëmë janë dërguar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Renata Deskoska është për në Ministrinë e Drejtësisë, Arbër Ademi për në Ministrinë e Arsimit, kurse Afas Ademi për në Ministrinë e Kulturës si dhe Bardhyl Dauti, ministër pa resor.

Gjithashtu kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar deri tek Parlamenti propozim për emërimin e zëvendës-ministrave.

Andrej Zhernovski për zëvendës në MPJ, Asim Musa për zëvendës në Shëndetësi, Gjonul Bajraktar për zëvendës në ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, dhe Sadik Beqiri për zëvendës në Transport dhe Lidhje.

Gjithashtu në Parlament janë dërguar dorëheqjet për Bilen Salijun, Robert Alagjozovskin, Renata Deskoska, si dhe për zëvendësit, Arta Toçi, Goce Çakarovski, Arbër Ademi, Elmi Aziri, Remzi Mehmeti të cilët poste i takonin ASH-së, gjatë forimimit të kësaj Qeverie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test