Qeveria: Vendet anëtare mbështesin Maqedoninë për anëtarësim në BE

Maqedonia

Qeveria: Vendet anëtare mbështesin Maqedoninë për anëtarësim në BE

Më: 26 maj 2018 Në ora: 13:22
Maqedoni

“Shumica e vendeve anëtare të BE-së mbështesin fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Gerqinë”, thonë nga Qeveria pas publikimit të dokumentin “Non paper” i cili përmbledh dy javët e kaluara në Bruksel, ndërsa siç mësohet është përgatitur nga Franca dhe Holanda.

Këto dy vende-anëtare janë skeptike për datën që Maqedonia duhet ta marrë në qershor dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Qeveria e Maqedonisë thekson se është fakt që ekziston debat në BE dhe gatishmërisë për zgjerim.

Sipas tyre, Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s dhe pas kësaj do të përshpejtohet procesi i anëtarësimit edhe në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat