Policit ia marrin armën, në tentim për të ndaluar një rrahje në Radovish

Maqedonia

Policit ia marrin armën, në tentim për të ndaluar një rrahje në Radovish

Më: 28 maj 2018 Në ora: 22:06
Ilustrim

Në Radovish ka ndodhur një rrahje në mes të V.T dhe B.Gj, pranë Stacionit policor të qytetit.

Një polic ka ndërhyrë për të parandaluar dhunën. Kështu, njëri nga personat e përfshirë ka arritur që policit t’ia merr pistoletën zyrtare të punës.

Ai ka kërcënuar se do ta përdor pistoletën, mirëpo menjëherë i është marrë.

Në rrahje janë përfshirë edhe personat G.Z dhe T.S, gjithashtu nga Radovishi. Të gjithë pjesëmarrësit në rrahje janë arrestuar. Ndaj tyre do të procedohet pas zbardhjes së plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat