Aleanca për Shqiptarët: Qeveria nuk ka arritur t’i përmbush premtimet parazgjedhore

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët: Qeveria nuk ka arritur t’i përmbush premtimet parazgjedhore

Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:53
Aleanca për Shqiptarët: Qeveria nuk ka arritur t’i përmbush premtimet parazgjedhore

Aleanca për Shqiptarët me tone kritike u drejtua ndaj punës një vjeçare të koalicionit LSDM-BDI. Sipas partisë së Selës, Qeveria nuk ka arritur t’i përmbush premtimet para zgjedhore, sepse shpresat për zbatimin e reformave më janë shuar. Si dëshmi për rezultatet e drejtësisë nga Aleanca e citojnë rastin e Almir Aliut, ndërsa nga ata mendojnë se Qeveria i diskriminon shqiptarët dhe në ekonomi, me ndarjen jo të barabartë të mjeteve buxhetore. Nga Aleanca kritikojnë edhe për mos respektimin e partive opozitare të shqiptarëve në lidhje me bisedimin për emrin.

“Reformat në arsim dhe shëndetësi ende nuk kanë filluar, ndërsa infrastruktura në këto institucione edhe më tej është mizore. Jo vetëm që nuk ka hapjes të vendeve të punës, por ka shpërngulje të të rinjve nga vendi deri tani me përmasa katastrofale. Si mendon Zaev dhe qeveria e tij të ballafaqohet me reformat premtuese me partnerin e koalicionit përgjegjës për mos suksesin e qeverisë së kaluar”, tha Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat