Protesta e VMRO-së: Shqiptarët nuk kanë nevojë për “ligj kundërkushtetues” për gjuhët

Maqedonia

Protesta e VMRO-së: Shqiptarët nuk kanë nevojë për “ligj kundërkushtetues” për gjuhët

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 23:04
Mickoski

Mbështetësit e VMRO-së kanë protestuar kundër politikave të Qeverisë Zaev. Lideri i partisë, Hristian Mickoski ka mbajtur një fjalim emocional ku ka deklaruar se Maqedonia u takon maqedonasve.

“Nuk pranojmë të ndryshojmë Kushtetutën. Ne nuk frikohemi nga tradhtarët. Nuk pranojmë të luhet me dinjitetin tonë. Ne si VMRO do të mbrojmë atdheun. Maqedonia ka nevojë për politikanë të rinj, me vizion dhe qëllim ku duan të arrijnë. Kjo Qeveri duhet të bjerë. Duhet të mbisundojnë principet, vlerat dhe punët e mbara”, ka deklaruar Mickoski.

Lideri opozitar ka thënë se Zoran Zaev i ka mashtruar qytetarët se ka ardhur jeta në Maqedoni. “Nuk erdhi “jeta” nëpër qytete. Premtuan rritje për 10% por nuk e rritën as 1 %. Nuk kam pa asnjë investim të ri. NATO dhe BE janë premtime që nonstop i flet por ato nuk do ta largojnë këtë dëm që e bën Zaev, familja e tij dhe LSDM. Po bëjnë haraç, me ato para kanë rritur buxhetin. Po na kërcënojnë dhe na përndjekin të gjithve”, ka deklaruar Mickoski.

Kreu i opozitarëve ka përmendur edhe marrëdhënet ndëretnike, ka deklaruar se qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për ligj kundërkushtetues për gjuhët, por vendit atyre dhe qytetarëve të tjerë u duhet zhvillim ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat