Lëndohet një emigrant në Gjevgjeli

Maqedonia

Lëndohet një emigrant në Gjevgjeli

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

Një emigrant nga Iraku është goditur nga energjia elektrike dje derisa po tentonte të hipte në vagonin e trenit në Stacionin Hekurudhor në Gjevgjeli.

I njëjti me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli, ku i janë konstatuar djegie të shkallës së dytë dhe tretë, ndërsa më pas është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas policisë, personi në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin Maqedoni-Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat