Dënohet shkolla e Radovishit dhe drejtoresha, lejuan iftarin në hapësira shkollore

Maqedonia

Dënohet shkolla e Radovishit dhe drejtoresha, lejuan iftarin në hapësira shkollore

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Shkolla fillore “Kërste Petkov Misirkov”, në Radovish, si edhe drejtoresha Ollgica Stojanova do të gjobiten, për shkak të lejimit të iftarit në hapësirat shkollore.

Vendimi vjen nga Inspektorati shtetëror i Arsimit, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, pas reagimit të opinionit.

Sipas të dhënave, shkolla është dënuar me 1600 euro, kurse drejtoresha me 1120 euro.

Përndryshe, të enjten e kaluar, në ora 19:00, në shkollën e lartpërmendur ishte shtruar iftar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat