Diskutohen propozimet për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike në Maqedoni

Maqedonia

Diskutohen propozimet për ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike në Maqedoni

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 15:24
Ilustrim

Grupi që merret me ndryshimet e Ligjit për financimin e partive politike në Maqedoni propozon që donacionet e personave fizik dhe juridik të ulen, kurse të rriten kompenzimet nga buxheti i shtetit, për partitë politike.

LSDM-ja është “për” këto propozime dhe kërkon mundësi shtesë që të dhënat e financimit të jenë transparente dhe të hapura për shqyrtim.

OBRM-PDUKM-ja nuk deklarohet, kurse BDI-ja pajtohet për ndryshime të ligjit, por thonë se ka dallime në metodologji.

Nga ana tjetër, Antikorrupsioni paralajmëron se nuk është e rëndësishme vetëm sjellja e ligjeve, por edhe zbatimi.

Ky reagim i tyre vjen pas parregullsive të publikuara rreth financimit të partive politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat