Qeveria miraton vendosjen e konceptit “one day surgery” në spitalet e Maqedonisë

Maqedonia

Qeveria miraton vendosjen e konceptit “one day surgery” në spitalet e Maqedonisë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 19:17
ilustrim

Qeveria e Maqedonisë sot në seancën 71 e shqyrtoi dhe miratoi Planin aksional për Projektin “Përforicimi i spitaleve ditore”, dhe e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që çdo 6 muaj deri te Qeveria të dorëzojë raporte informuese për progresin e aktiviteteve nga Plani aksional, deri në përfundimin e këtij projekti në sferën e shëndetësisë.

Siç informuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, Projekti “Përforcimi i spitaleve ditore” ka të bëjë me vendosjen e konceptit “one day surgery”(trajtim një ditor) dhe procedura tjera “out patient”, gjegjësisht procedura pa qëndrim nate në spital në rastet kur nuk ka nevojë për mbikëqyre mjekësore të pacientit.

“Në këtë drejtim do të përgatiten udhëzime dhe do të përshtaten hapësira me kushte të posaçme në suaza të spitaleve të përgjithshme dhe klinikave ku ekzistojnë mundësi bazuar në vlerësimin e kryer”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së RM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat