“Ligji i miratuar për të huajt në Maqedoni ka mangësi të cilat duhet të shqyrtohen”

Maqedonia

“Ligji i miratuar për të huajt në Maqedoni ka mangësi të cilat duhet të shqyrtohen”

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:40
Ilustrim

Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, thonë se më 05 qershor ka hyrë në fuqi Ligji për të huajt, që do të filloj të ndryshojë pas një viti.

Ashtu siç thonë, Ligji për të huajt rregullon kushtet për hyrje, dalje dhe qëndrimin e të huajve në Republikën e Maqedonisë, si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre, kurse ndryshimi më i madh është se në këtë ligj parashihet marrja e qëndrimit të përhershëm të personave që kanë mbetur pa shtetësi që nga shpërbërja e Jugosllavisë, kurse jetojnë ende Maqedoni dhe kanë kanë formuar lidhje të forta dhe të ngushta, me çka këto persona do të kenë mundësi të marrin shtetësinë e Maqedonisë.

Megjithatë, nga shoqata e juristëve të rinj shprehin shqetësim se në përpilimin e propozim tekstit të ligjit nuk kanë qenë të përfshirë të gjithë aktorët, siç janë përfaqësuesit e sektorit qytetarë që punojnë në këtë fushë.

Ata thonë që edhe pse kanë dhënë komentet e tyre deri te Komisioni për mbrojtje dhe siguri pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, megjithatë të njëjtat nuk janë marrë parasysh për shkak se Ligji i miratuar ende ka mangësitë e veta që duhet të hiqen, posaçërisht në rregullimin e llojeve të ndryshme të qëndrimit dhe mbajtja e të huajve në Republikën e Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat