Qendra Ekspozuese për energji elektrike “Matka” pjesë e ofertës turistike të Shkupit

Maqedonia

Qendra Ekspozuese për energji elektrike “Matka” pjesë e ofertës turistike të Shkupit

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 14:39
Matka

Qendra Ekspozuese për energji elektrike “Matka” nga sot e pasuron zyrtarisht ofertën turistike të kryeqytetit. Këtë sot e paralajmëroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov. Ai dhe kryetari i Këshillit Drejtues të EVN Maqedoni Shtefan Peter kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me këtë qendër e para e këtij lloji në Maqedoni dhe në rajon do të fitojë promovim më të madh dhe do ta pasurojë ofertën turistike të Shkupit.

Nga kjo Qendër është fituese e çmimit “Muzeu i vitit” që e ndan ICOM (Internacional council of museums) – Maqedoni, ndërsa vitin e kaluar e fitoi edhe çmimin kombëtar për përgjegjësi shoqërore që e ndan Ministria e Ekonomisë.

Shilegov përkujtoi se përfaqësues të disa universiteteve në Maqedoni, të shkollave fillore dhe të mesme dhe përfaqësues të Byrosë për Zhvillim të Arsimit, nënshkruan nismë për shfrytëzimin e Qendrës ekspozuese Matkë për qëllime edukative në drejtim të avancimit të procesit arsimor.

Për shkak të kësaj, siç tha Shilegov, parashikuam mundësi që nxënësit nga shkollat e mesme ta vizitojnë Qendrën ekspozuese në suaza të ekskursioneve të tyre.

Projektin e mbështeti edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili theksoi se këtu mund të zhvillohet turizmi ditor dhe i fundjavës.

Qendra Ekspozuese Matkë është vendosur në ndërtesën autentike të hidrocentralit të vjetër të Matkës që daton nga viti 1938 dhe deri më tani e kanë vizituar mbi 8.000 vizitorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat