Qeveria e Maqedonisë hesht për dështimin e investimeve kapitale

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë hesht për dështimin e investimeve kapitale

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 23:04
Qeveria maqedonase

Qeveria hesht për rishikimin e buxhetit, ndërsa nuk komenton fare as realizimin katastrofal të investimeve kapitale që nga fillimi i vitit, shkruan Alsat M. Janë të ndërgjegjshëm për të dhëna e dobëta, por nuk kanë përgjigje konkrete se çfarë do të ndërmarrim për ta përmirësuar gjendjen.

Në katër muajt e parë të këtij viti, janë shpenzuar vetëm 43 milionë euro për investime kapitale nga 393 të parashikuara për këtë vit, respektivisht 11% nga planifikimi, që është realizimi më i vogël në 10 vitet e fundit.

“Po, keni të drejtë, realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e parë është i ulët, por kjo është rezultat i asaj se në këto investime kapitale në realizimin e tyre është hyrë me projekte të papërgatitura”, tha zv.kryeministri Koço Angjushev.

Të bëjmë presion ndaj të gjitha institucioneve që të bëjnë realizime. Në fakt, rreth pritjeve, unë do ju kujtoj se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar me presion të tillë ia dolëm të realizojmë nivelin më të lartë të investimeve kapitale -deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Ndryshe edhe përkundër rezultateve të këqija në fushat e përmendura, ekipi ekonomik i qeverisë sot u lëvdua se të gjithë treguesit ekonomik nga fillimi i vitit kanë qenë pozitiv, përveç të ndërtimet e ulëta. Kjo ka të bëjë me ndërprerjen e punëve ndërtimore në autostrada dhe zvogëlimi i punës së kompanive ndërtimore Sinohidro dhe Transmet.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i ekonomisë nuk tregoi nëse pushteti do të mbetet në projektimin për rritje ekonomike prej 3.2% këtë vit. Do presë që një gjë të tillë ta dëshmojnë statistikat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat