Qeveria do t’i shqyrtoj shqetësimet e industrisë së tekstilit për rrogën mesatare

Maqedonia

Qeveria do t’i shqyrtoj shqetësimet e industrisë së tekstilit për rrogën mesatare

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të shqyrtojë shqetësimet e sektorit të tekstilit për të gjetur një mundësi për ta ndihmuar këtë sektor.

Për këtë qëllim, do të formohet një grup ministror, që së bashku me sektorin e tekstilit do t’i shqyrtojnë çështjet e hapura.

E gjithë kjo është në shërbim të krijimit të mundësive për rritjen e rrogës minimale për punëtorët, të cilën Qeveria e ka caktuar të jetë 12 mijë denarë.

Sektori i tekstilit ka paralajmëruar largim të të punësuarve, pasi që thonë se nuk mund ta përballojnë rritjen e rrogës minimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat