Reshje shiu më së shumti në Kumanovë, më pak në Tetovë

Maqedonia

Reshje shiu më së shumti në Kumanovë, më pak në Tetovë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 16:27
Ilustrim

Deri në ora 13 në stuhinë që kaploi disa pjesë të Maqedonisë sasi më të madhe të shiut ka pasur në Kumanovë – 20 litra për metër katror, në Shkup 16 litra, Llazaropol 4 litra, ndërsa më pak se 1 litër në Mavrovë dhe Tetovë, informojnë nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë.

Gjatë orëve të mesditës nëpër pjesët veriore të vendit ka filluar kalimi i valës së rreshjeve të shiut të ndjekura nga bubullimat. Nën ndikim të kësaj mase ajrore të lagësht dhe jostabile më së shumti u kapluan pjesët veriperëndimore të vendit, ndërsa më pas edhe rajoni i Shkupit.

Moti jostabil kaloi në pjesët perëndimore të rajonit të Shkupit përmes pjesës qendrore të qytetit, më pas drejt lindjes, ka pasur edhe reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme me shpejtësi që kalonte 80 kilometra në orë.

Masa jostabile tani ka kaluar në pjesën verilindore të vendit dhe reshjet do të kalojnë në lindje me undësi për përhapje të mëtejme. Për nesër jostabiliteti pritet të jetë me intensitet më të vogël dhe kryesisht në pjesët malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat