Carovska: Jam e befasuar dhe e zhgënjyer nga reagimet kundër hapjes së çerdhes për fëmijë me nevoja të veçanta

Maqedonia

Carovska: Jam e befasuar dhe e zhgënjyer nga reagimet kundër hapjes së çerdhes për fëmijë me nevoja të veçanta

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:31
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social facebook tha se është e zhgënjyer nga reagimet e disa qytetarëve në lidhje me hapjen e një çerdhe të vogël për grupe të fëmijëve me nevoja të veçanta në fshatin Timjanik të Negotinës.

Carovska thekson se fëmijët e tillë nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët tjerë dhe fëmijët e tyre.

“Jam e befasuar dhe sinqerisht e dëshpëruar nga reagimet e disa qytetarëve në lidhje me çerdhen për fëmijë me nevoja të veçanta në f.Timjanik të Negotinës. Bëhet fjalë për një vend ku do të vendosen disa fëmijë të cilat në asnjë mënyrë nuk janë kërcënim, as edhe nuk do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve. Këta fëmijë, nga të cilët shumica janë të palëvizshëm, vendosen aty për të pasur një jetë më njerëzore me mjedis familjar. Është e dhimbshme që ende ekzistojnë paragjykime të këtilla, por pikërisht kundër këtyre mendimeve luftojmë fuqishëm…”, shkruan Carovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat