Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për dhunë ndaj Ziadin Selës

Maqedonia

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për dhunë ndaj Ziadin Selës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:20
Ziadin Sela

Dy të akuzuar për tentimvrasjen e deputetit Ziadin Sela, njiherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e kanë pranuar akuzën për dhunë në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Akuzën e kanë pranuar Cejo Gjorgjievski dhe Stojan Pavleski. “E pranoj fajin, pas video materialit nuk mund të them se jam i pafajshëm. Ajo ndodhi në nervozizëm, agresivitet…”, tha Pavleski.

Për këta dy persona, lënda i rikualifikua nga tentimvrasja në dhunë. Ata do të dënohen në procedurë të ndarë nga shtatë tjerët, për të cilët vlen ende akuza për tentimvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat