Grubi: Pengesat për NATO dhe BE u eliminuan tërësisht

Maqedonia

Grubi: Pengesat për NATO dhe BE u eliminuan tërësisht

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 19:43
Artan Grubi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, realizoi takim pune me ambasadorin e Rumanisë në Shkup, Viorel Stanila, me të cilin bisedoi për avancim të marrëdhënieve bilaterale dhe përforcim të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Grubi theksoi pritjet e veta që përparimi në zbatimin e reformave, por edhe largimi i tërësishëm i të gjitha pengesave politike, do të rezulton me marrje të pakushtëzuar të ftesës për në NATO në samitin e korrikut si dhe datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE në samitin e fundqershorit.

Në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë, Grubi e përkrahu pa rezervë arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme që po na i hap dyert drejt BE-së dhe NATO-s, por do të kontribuon në paqe, siguri, stabilitet, siguri, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore.

Ambasadori theksoi që integrimi i vendeve të Evropës Juglindore në BE dhe NATO do të jetë prioritet i kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat