Shqipëria ka merita të mëdha për emrin e ri të Maqedonisë, këtu të gjithë dolën fitues edhe shqiptarët... - Bota Sot
Shqipëria ka merita të mëdha për emrin e ri të Maqedonisë, këtu të gjithë dolën fitues edhe shqiptarët...

Maqedonia

E diel, 21 tetor 2018

Shqipëria ka merita të mëdha për emrin e ri të Maqedonisë, këtu të gjithë dolën fitues edhe shqiptarët...

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 qershor 2018 Në ora: 11:56
Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras

Republika Veriore e Maqedonisë, është emri i ri i Maqedonisë pas marrëveshjes historike me Greqinë.

Pas marrëveshjes së emrit, kreu i Qeverisë maqedonase Zoran Zaev ka deklaruar se, emri i ri do i hapë rrugë integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

"Ne kemi një zgjidhje historike shekullore, zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve. Vendimi për të forcuar identitetin maqedonas, kombin maqedonas, mbrojtur dhe forcuar edhe një herë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kjo marrëveshje do të konfirmojë dhe forcojë identitetin tonë kulturor. Nga sot emri i ri i do të jetë "Republika e Maqedonisë së Veriut”', ka thënë Zaev.

Historiani Arben Llalla thotë se marrëveshja për zgjidhen e çështjes së emrit të Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë të cilët deklaruan dy kryeministrat Zaevi dhe Tsipras duhet përshëndetur dhe përkrahur.

“Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut (Veriore) dhe përcaktimi i gjuhës unitare shtetërore si gjuhë e grupacionit sllavë, që kjo popullsisë nuk ka lidhje me Maqedoninë antike është një zgjidhje e drejtë. Përgëzimet për arritjen e kësaj marrëveshje i takojnë personalisht kryeministrit Zaev i cili morri guximin vetëm në një vit qeverisje ti japi fund maratonës 27 vjeçare të këtij problemi. Duket qartë se Zoran Zaevi ka rrezikuar edhe karrierën e tij politike”, thotë Llalla për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, partitë shqiptare në Maqedoni bëjnë mirë të heshtin, sepse nuk kanë kontribuar aspak për zgjidhjen e këtij problemi, por kanë qenë spektator.

Image
Arben Llalla

“Meritë ka Shqipëria e cila përkrahu pa rezerva me këshillime dhe mos imponim në çështjen midis Greqisë dhe Maqedonisë. Tani, shqiptarët në Maqedoni duhet të votojnë pro Referendumit në shtator apo tetor, ndërsa deputetët shqiptar duhet të votojnë pa hezitim ndryshimin e emrit dhe të disa neneve të Kushtetutës. Mirë do të ishte që partitë shqiptare të ngrenë zërin që gjuha shqipe të zyrtarizohet para Referendumit, shqiptarët të njihen si shtetformues dhe jo pakicë kombëtare me rastin e ndryshimeve të Kushtetutës së Maqedonisë. Shpresoj që çdo gjë do të eci mbarë dhe brenda një viti Maqedonia do të anëtarësohet në NATO duke siguruar një të ardhme të mirë për qytetarët e saj”, thotë historiani.

Llalla thekson se, nga kjo marrëveshje të gjithë kanë dalur të fituar, grekët, maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët, pra nuk ka humbës, që sipas tij, do ketë zëra kundërshtues, por këto zëra do jenë të izoluar.

“Mendoj që me pak tolerancë, me diplomaci, dhe me dëshirën e mirë për një fqinjësi të mirë shtetet e Ballkanit që kanë probleme midis tyre mund ti zgjidhin paqësisht, pa urrejtje dhe haraç. Popujt e Ballkanit më shumë i lidhin gjërat midis tyre se sa i ndajnë. Shpresojmë që edhe Serbia do njohë Republikën e Kosovës pa kushte, si dhe Greqia të votojë pro Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE pa haraç apo kushte jashtë çdo logjike njerëzore dhe historie”, përfundon historiani Llalla.

Profesori Lisen Bashkurti potencon që, mbas një bllokimi të gjatë nga Greqia të procesit të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE për shkak të debatit për emrin duket se zgjidhja erdhi. Sipas tij, negociatat e shumta e mjaft kontraverse përfunduan me emrin ‘Republika e Maqedonisë Veriore” dhe ky, sipas tij, është një përcaktim me nocion etno-gjeografik.

Image
Lisen Bashkurti

“Kalvari i debateve duket se ka qenë rreth nocionit që do formulohej emri iri. Ka pasur dy grup-propozimesh: një grup emrash me nocione thjeshtë historike dhe një grup emrash me nocione thjeshtë gjeografike. Emrat me nocione thjeshtë historike duket se kanë bartur ngarkesa etno-historike-kulturore me shumë ambiguitete, të papranueshme kryesisht nga pala Greke. Emrat me nocione thjesht gjeografike kanë zbehur deri në fshirje identitetin etno-historik-kulturor dhe si të tillë janë hedhur poshtë gjatë bisedimeve nga pala e Maqedonisë”, thekson Bashkurti.

Sipas tij, zgjidhja erdhi si rezultat i kompromisit midis dy grup-emrash, të atyre historik dhe gjeografik së bashku.

“Ky emër kompromisi duket se kënaqë më së shumti të dy palët: pala e Maqedonisë ndjen të realizuar identitetin historik-kulturor (në pjesën e emrit ‘e Maqedonisë’). Ndërsa pala greke ndjehet e kënaqur sepse ka arritur të ruajë identitetin e saj antik të Maqedonisë, duke e lokalizuar gjeografikisht (në pjesën e emrit ‘Veriore’). Të dy palët kanë lëshuar dicka nga vetja për t’ia dhënë palës tjetër, sikundër kanë fituar diçka për vete duke ia kufizuar palës tjetër. Zgjidhja duket të jetë e arsyeshme. Tipike formulë negociatash, ku asnjëra palë nuk fiton gjithçka, por edhe nuk humbë gjithçka. Është një rezultat win-win. Ose një fitore pa të humbur”, potencona profesori.

“Mbas arritjes së kompromisit për emrin, Republikës së Maqedonisë Veriore i hapet rruga për të hedhur dy hapa të mëdhenj drejt integrimeve Euro-Atlantike: anëtarësimit të plotë në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në të dy këto dimensione të integrimit avancimi i Republikës së Maqedonisë Veriore është me dobi të madhe për vendin dhe për mbarë Ballkanin Perëndimor” thotë profesor dr. Lisen Bashkurti.

Greqia do t'i dërgojë letër institucioneve ndërkombëtare për t'i informuar për arritjen e marrëveshjes, hap që do t'i hapë rrugët Maqedonisë për një datë të mundshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test