Hahn: Ivanov të marë përgjegjësi për procesin e marrëveshjes me Greqinë - Bota Sot
Hahn: Ivanov të marë përgjegjësi për procesin e marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

E diel, 18 nëntor 2018

Hahn: Ivanov të marë përgjegjësi për procesin e marrëveshjes me Greqinë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:47
Johannes Hahn

Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në një intervistë për AIM ftoi kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov të marë përgjegjësi në procesin e marrëveshjes me Greqinë.

“Nuk është e përshtatshme për një kryetar shteti të refuzojë bisedime me kryeministrin, ministrin e punëve të jashtme, për të pranuar informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri për punë të jashtme plotësisht i kanë respektuar parimet kushtetuese dhe vetëm mund të ftoj kryetarin Ivanov urgjentisht të marë përgjegjësi.”, tha Hahn.

Hahn theksoi se kjo nuk është çështje e pranimit ose jo, por në demokraci pritet që funksionarët të komunikojnë mes veti dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojmë se kreu i shtetit në një mënyrë është edhe model për shumë qytetarë të vendit.

“Kryetari i shtetit, si person i zgjedhur me votim nga qytetarët, ka pozitë dhe përgjegësi të veçantë dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe e dëmton funksionin kryetar shteti”, deklaroi Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test