“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendim i duhur në kohën e duhur”

Maqedonia

“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendim i duhur në kohën e duhur”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 13 qershor 2018 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, Zudi Xhelili, ka komentuar për “Bota sot” vendimin e presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, i cili deklaroi se “marrëveshja me Greqinë është e dëmshme” dhe se ai nuk do ta firmosë atë.

Ai thotë se presidenti Ivanov ka vendosur ta përmbyllë karrierën e si një figurë e margjinalizuar në skenën politike të vendit. E ky vendim, sipas Xhelilit ka të bëjë me qëndrimin partiak të opozitës maqedonase.

Image
Zudi Xhelili

“Ashtu si pritej ashtu edhe ndodhi, presidenti Ivanov ka vendosur ta përmbyllë karrierën e tij ( meqenëse mandati i mbaron për disa muaj) si një figurë e margjinalizuar në skenën politike të vendit. E dëgjova me vëmendje fjalimin e tij dhe si çdo here nuk arrita të kuptoj diçka të rëndësishme. Refuzimi ka të bëj me qëndrimin partiak të opozitës maqedonase, qëndrimi i tyre pengues në integrimet euro-atlantike, qëndrim kundër progresit te shtetit”, tha ai për “Bota sot”.

Xhelili tutje tregon qëndrimin e shtetit të Maqedonisë, kurse beson se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendim i duhur në kohën e duhur.

“Deri tani kemi pas këtë qëndrim: Maqedonia të shfrytëzojë privilegje dhe fonde evropiane në njërën anë, ndërsa të vazhdoj të solidarizohet dhe mburret me Serbinë dhe Rusinë në anën tjetër, qëndrime që vendin gjithmonë e mbanin peng të problemeve dhe krizave të ndryshme, si të brendshme duke ua mohuar barazinë shqiptareve, ashtu edhe të jashtme duke u ngacmuar dhe provokuar me shtetet fqinje. Gjitha këto ngacmime, provokime dhe kriza politike kishin pas vetëm një qellim; ta mbulojnë kriminalitetin, vjedhjet dhe pasurinë e tyre. Faktori ndërkombëtar, forcat progresive nga të gjitha palët e kuptuan se ndryshimi i emrit duhet të ndodh, të hapen perspektiva për të ardhmen e vendit dhe vendosen t’i qasen me seriozitet këtij problemi. Besoj që Republika e Maqedonisë së Veriut është vendim i duhur në kohën e duhur”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat