Ivanov nuk kishte durim as dy minuta që ta dëgjojë zgjidhjen për emrin nga Zaev - Bota Sot
Ivanov nuk kishte durim as dy minuta që ta dëgjojë zgjidhjen për emrin nga Zaev

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Ivanov nuk kishte durim as dy minuta që ta dëgjojë zgjidhjen për emrin nga Zaev

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:10
Pamje nga takimi

Ashtu si kërkoi, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov e pati mundësinë që ta dëgjojë propozimin e konfirmuar nga të dy palët e përfshira në diskutime.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov shkuan në residencën presidenciale në Vodno por takimi nuk zgjati shumë. Hiç më shumë se 2 minuta.

Menjëherë pas takimi, nga kabineti i Ivanov-it pati një komunikatë ku thuhej ”Informojmë opinionin se takimi ka zgjatur dy minuta”

Më vonë në konferencën e planifikuar, Ivanov tha “Më lejoni të informoj se sot për herë të parë më është prezantuar marrëveshja e arritur me Greqinë për çështjen e emrit. Ju thash se kjo është marrëveshje e tyre, përgjegjësi e tyre dhe vendim i keq i tyre. Qeveria nuk mblodhi guxim dhe përgjegësi për të krijuar qëndrim të përbashkët nga i cili nuk do të kishim lëvizur për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar”, tha Ivanov.

“Teksti i marrëveshjes është kapitulim për Maqedoninë, a është patriotizëm të ndryshohet preambula, a është dinjitoze të informohet të gjithë anëtarët e NATO-s dhe OKB-së se keni ndryshuar emrin, a është dinjitoze të pranohen të gjitha kërkesat e Greqisë?”, u shpreh Ivanov.

“Republika Maqedonisë e humb suverentitetin e saj.BE dhe NATO nuk guxon të jenë alibi për marrëveshje të keqe. Ftoj popullin të mos frikësohen, rruajeni idealin tonë të mospëruljes. Nuk do të nënshkruaj marrëveshje me një tekst të këtillë”, përfundoi Ivanov.

Kështu, edhe për emrin, Ivanov do ta bllokojë këtë çështje dhe do të duhet që Kuvendi të votojë dy herë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test