Komuna e Kërçovës-qytetarëve: Paguani tatimin

Maqedonia

Komuna e Kërçovës-qytetarëve: Paguani tatimin

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 10:49
Ilustrim

Komuna e Kërçovës filloi me dorëzimin e vendimeve për tatim të pronës dhe u bëri thirrje qytetarëve ta paguajnë tatimin në afatin e parashikuar.

Të gatshme janë 17.276 vendime të cilat obliguesit tatimorë janë të detyruar t’i paguajnë deri në fund të vitit. Vlera e tërësishme e tatimit të pronës është 22.350.054 denarë.

“Komuna e Kërçovës bën thirrje të paguhen vendimet në afatin e parashikuar. Duke e paguar tatimin e pronës, ju bëheni pjesë e investimeve të kapitalit në komunën e Kërçovës, kontribuoni në përmirësimin e jetës në komunën tuaj. Tatimi i pronës do të përdoret për investime, përmirësime dhe ndërtime të rrugëve, furnizim me ujë, ndërtim dhe përmirësim të rrjetit të kanalizimit, krijim të sipërfaqeve të gjelbra publike, përmirësim të kushteve nëpër shkolla, pastërti publike, zgjerim të ndriçimit publik dhe shumë projekte tjera në interes të qytetarëve”, citohet në kumtesën e komunës së Kërçovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat