Dimitrov: Pas marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia pret fillimin e negociatave me BE-në dhe ftesë për në NATO - Bota Sot
Dimitrov: Pas marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia pret fillimin e negociatave me BE-në dhe ftesë për në NATO

Maqedonia

E diel, 21 tetor 2018

Dimitrov: Pas marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia pret fillimin e negociatave me BE-në dhe ftesë për në NATO

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 12:49
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Shumë me rëndësi është që Maqedonia të marrë vendim politik nga Këshilli i Evropës në fund të muajt qershor për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe anëtarësim në NATO, pasi që vetëm kështu kompromisin që e kemi arritur do të jetë i zbatueshëm për dy vendet, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në pres-konferencën e përbashkët me hologun e tij gjerman Hajko Mas.

"Shumë me rëndësi është, që përveç miqësisë me Greqinë, ti fillojmë bisedimet me BE-në dhe të anëtarësohemi në NATO, shumë me rëndësi është dhe jam mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë, që Maqedonia të marrë vendim politik nga Këshilli i Evropës në fund të muajt qershor për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe anëtarësim në NATO, pasi që vetëm kështu kompromisi do të jetë i zbatueshëm për dy vendet. Mendoj se nuk e kemi luksin që mos e shfrytëzojmë mundësitë kur janë pjekur për ti zgjidhur problemet", tha Dimitrov.

Dimitrov i është faleminderuar Gjermanisë për mbështetjen që i ka dhënë Maqedonisë, vend i cili, siç tha ai, shohim si bastion të Evropës i bazuar në principe, në një botë ku sundon e drejta dhe rregullat ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test