Seanca gjyqësore për lëndët “Shënjestra-Fortesa” dhe “Titanik 3”

Maqedonia

Seanca gjyqësore për lëndët “Shënjestra-Fortesa” dhe “Titanik 3”

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:18
Gjykata

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Shënjestra-Fortesa” dhe “Titanik 3”.

Seanca e fundit për lëndën “Shënjestra-Fortesa” u shty për shkak të procedurës së papërfunduar për ekstradimin e dy të akuzuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, që zhvillohet në Gjykatën e Lartë në Greqi.

Gjykata sot do të duhet të vendos për kërkesën për ndarjen e procedurës gjyqësore për Grujevskin dhe Boshkovskin.

Ndërsa në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të cilët dyshohet se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Të akuzuarit në seancën e fundit thanë se e kuptojnë aktakuzën që e prezantoi prokurorja Fatime Feta, por nuk thanë se ndjehen fajtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat