Marrëveshja për emrin dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov

Maqedonia

Marrëveshja për emrin dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:35
Gjorge Ivanov

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi pas miratimit në seancën e sotme ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Pas nënshkrimit të tij, Xhaferi ligjin e ka dërguar në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili ka afat një javë për ta nënshkruar.

vanov gjatë ditëve të kaluara ka deklaruar se nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen, pasi sipas tij është e dëmshme dhe shkel Kushtetutën.

Nëse Ivanov përdor të drejtën e vetos dhe nuk e nënshkruan dekretin e ligjit, atëherë ai përsëri kthehet në procedurë kuvendore, ku duhet të votohet me shumicë absolute (61 deputetë), ndërsa më pas dërgohet përsëri tek Ivanovi, herën e dytë është i detyruar ta nënshkruajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat