Referendumi, Zaev pranon marrëveshje me opozitën - Bota Sot
Referendumi, Zaev pranon marrëveshje me opozitën

Maqedonia

E hënë, 19 nëntor 2018

Referendumi, Zaev pranon marrëveshje me opozitën

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:34
Zaev pranon marrëveshje me opozitën

Referendumi për emrin do të duhet të jetë i detyrueshëm. Për këtë kërkesë të opozitës kryeministri Zaev thotë se janë pajtuar. Sipas tij, tani mbetet të vendoset nëse referendumi do të jetë konsultativ apo i obligueshëm për implementim. Zaev tha se rezultati i referendumit, duhet të respektohet nga të gjithë institucionet dhe qytetarët.

Unë besoj se në procesin e vendimit për çështjen e referendumit dhe definimin e llojit të këtij referendumi. Ajo me të cilën pajtohem me opozitën është që ai të jetë i detyrueshëm ndërsa së bashku do të vendosim nëse do të duhet të jetë konsultativ ose i obligueshëm. Nga porosi që jepen në opinion, më jepet përshtypja se dikush dëshiron që ta bllokoj rrugën e Maqedonisë drejtë NATO-s dhe Evropës. Nëse qytetarët që do të dalin në referendum, më shumë se 50% plus një qytetarë, dhe shprehen qëndrimin e tyre për referendumin, është detyre e secilit qytetarë që ta respektojë vendimin dhe t’i bashkëngjitet dhe t’i mbështes institucionet e sistemit – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se nuk do të del kundër vendimit të popullit nëse referendumi do të jetë i detyrueshëm dhe demokratik. Edhe pse marrëveshja për emrin ende nuk është miratuar, Mickoski që tani shpreh dyshimet e tij për kredibilitetin e rezultateve.

Absolutisht po. Kuptohet se përderisa referendumi është i detyrueshëm, e kjo nënkupton që në referendum patjetër të dalin 50% plus 1 nga votuesit, sepse, këtu përsëri ka një moment, por më vonë do ua shpjegojë. Nëse dalin 50% plus 1 votues, nga votuesit e Maqedonisë dhe ata votojnë Për ose Kundër, atëherë të gjithë ne do të duhet ta respektojmë atë e jo vetëm VMRO-DPMNE-ja. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por fillimisht ai duhet të jetë demokratik pasi që në të kaluarën ka pasur vendvotime ka votuar një përqindje prej 40-50% e tani nuk mundet që ai numër të shkoj në 90%” – deklaroi Hristjan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për organizimin e referendumit nevojitet konstituimi i KSHZ-së. Sot janë publikuar emrat e 41 kandidatëve për anëtarë të përkohshëm të KSHZ-së, deri në arritjen e marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës për Kodin e ri zgjedhor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test