Çizhov: Pranimi i Maqedonisë në NATO do të jetë gabim me pasoja

Maqedonia

Çizhov: Pranimi i Maqedonisë në NATO do të jetë gabim me pasoja

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 14:41
Vlladimir Çizhov

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vlladimir Çizhov, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerni”, shpreson që zgjidhja e çështjes së emrit midis Athinës dhe Shkupit do të kontribuon në stabilitetin e rajonit, ndërsa theksoi se pranimi i Maqedonisë në NATO do të ishte një “gabim me pasoja”.

“Sigurisht, ne nuk do të hedhim bomba bërthamore. Siç thashë, çdo vend ka të drejtë të marrë vendime dhe të bëjë gabimet e veta. Por ka gabime, që kanë pasoja”, tha Çizhov, duke iu përgjigjur pyetjes për reagimin rus, në rast të pranimit të mundshëm të Maqedonisë në NATO.

Në intervistë të cilën e përcjell Sputnik, ai thotë se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është çështje që është dashur të zgjidhet më herët, pasi sipas tij, të dy vendet duhet të kenë bashkëpunim fqinjësor.

“Kjo marrëveshje, ne shpresojmë që do ta forcojë stabilitetin e Ballkanit dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, por nuk duhet parë si justifikim për qasje të shpejtë të fqinjit tuaj në aleancën ushtarake”, tha ambasadori rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat