Sot mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra”

Maqedonia

Sot mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra”

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 09:02
“Monstra”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup është caktuar të mbahet seancë gjyëqsore për lëndën “Monstra”. Në seancën e kaluar u dëgjuan tre dëshmitarë, të cilët ditën e vrasjes së pesëfishtë (12 prill 2012) kanë qenë duke peshkuar në Liqenin e Smillkovës.

Dëshmitarët u përgjigjën në pyetjet e Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë Speciale dhea avokatëve të mbrojtjes, ndërsa njërit prej tyre iu përkeqësue gjenja shëndetësore me çka seanca u shty për një orë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev, tha se në seancën e radhës do të vazhdohet me procedurën e dëshmive.

Përndryshe, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Ndërsa Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Fejzi Azirin dhe Sami Lutën, të cilëve ju shqiptoi masa të përkujdesit. Ndërsa të pakapshëm për organet e rendit janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat