Dy të vdekur dhe 17 të lënduar në aksidentin rrugor në Radovish

Maqedonia

Dy të vdekur dhe 17 të lënduar në aksidentin rrugor në Radovish

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 20:25
Ilustrim

Dy emigrantë të vdekur dhe 17 të lënduar është bilansi i ndeshjes në komunikacion që ndodhit sot rreth orës 16:40 në rrugën magjistrale Radovish-Shtip në afërsi të minierës Buçim.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë verifikuan se aksidenti ka ndodhur nga automjeti i mallrave “iveco” i cili ka transportuar emigrantë nga Bangladeshi dhe nga Shri Lanka, është përplasur në ndërtim të urrës. Vozitësi ka hikur nga vendngjarja.

11 të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip, kurse gjashtë në Spitalin e Përgjithshëm në Radovish.

Sipas Policisë, ka indicja se numri i emigrantëve ka qenë më e madhe, por se ata kanë hikur pas aksidentit.

LAMM deklaroi se komunikacioni është normalizuar për automjete, por jo edhe për autjetet e rënda dhe autobusët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat